TIRANE - Michela Giuffrida eurodeputete italiane, në një intervistë për televizonin A1 Report flet për situatën në Ballkan. Giuffrida bën thirrje se shtetet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë më shumë, pasi gjithë Rajoni ka mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi. Eurodeputetja flet edhe për situatën në Maqedoni apo edhe prespektivën e rajonit të Ballkanit.
Si do e gjykoni situatën aktuale që po kalon rajoni i Ballkanit?Shtetet e Ballkanit janë zona që kanë pasur shumë turbullira në të shkuarën, por ka ardhur koha që të lihen mënjanë ato që janë ndasitë, për të pasur një zhvillim të parë, në një zonë që ka mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi. Sepse besoj vendet e Ballkanit kanë më shumë pika të përbashkëta se sa ndasi. Gjithmonë duke parë në optikën e paqes dhe të zhvillimit, faktorë shumë të rëndësishëm që duhet të prevalojnë gjithë kohën. Bashkimi Evropian është në dispozicionin tuaj për të shtyrë dhe lehtësuar këto procese.Pyetjes së kur beson zonja Giuffrida se Ballkani do të jetë pjesë e BE, ajo sqaron se është pro një integrimi të shpejt, por më parë duhen plotësuar disa kushte, pa të cilat as vetë Bashkimi Evropian nuk mund të funksionojë.
Kur mund të jetë Ballkani pjesë e Bashkimit Evropian sipas jush?Unë jam për një proces integrimi të shpejt, Evropa është një shtëpia e përbashkët, mund të pranojë të gjithë, dhe t’i çojë më përpara drejt zhvillimit. Por Evropa imponon dhe rregulla dhe kushte, që gjithë vendet anëtare por edhe ato që synojnë të bëhen pjesë, duhet ti zbatojnë për mirëfunksionimin e vendeve. Në lidhje me situatën e ndodhur në Maqedoni, zonja Giuffrida, sqaron se situate si ajo e fundit e ndodhur në Kumanovë, nuk duhen të përsëriten në të ardhmen.
A keni një koment për situatën në Maqedoni?Për situatën në Maqedoni, nuk dua të jap komente politike, por shpresoj që situata të tilla duhet të mos ndodhin më të ardhmen. Duhet të shikojmë të gjithë drejtë të ardhmes duke lënë mënjanë ngjarje si ajo e javëve të kaluara. Michela Giuffrida është pjesë e grupit social demokrat në Parlamentin Evropian, ajo vizitoi Tiranën disa ditë në kuadër të konferencës rajonale për strategjinë e bashkëpunimit për detin Adriatik dhe Jon.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15