BRUKSEL - Greqia nuk ka arritur në një marrëveshje me Eurogrup për çështjen e borxheve. Lajmi konfirmohet nga vetë shefi i Eurogrup, Jeroen Dijsselbloem gjatë një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Eurogrup.

Por në këtë mbledhje për Dijsselbloem ka një lajm të mirë pasi kanë rënë dakord që institucionet përkatëse të nisim punën për të raportuar gjendjen reale se ku ndodhet Greqia.

“Herën e kaluar nuk ramë dakord për mënyrë se si do ecet përpara. Ramë dakord me Tsipras që institucionet të nisin punën për të parë se ku jemi. Do të shikohet edhe për masat që duhen rimarrë. Sot na u raportua se reagimi i Eurogrupit ka qenë zhgënjyes për këto takime. “-tha Dijsselbloem.
 
Dijsselbloem thekson se Eurogrup është i hapur për të diskutuar për lehtësim të masave, por kjo duhet të shoqërohet me angazhim nga ana e palës greke për garantuar kreditorët

“Jemi të hapur për të diskutuar për lehtësim të masave. Kërkesat duhet të shoqërohen me angazhim nga pala greke. Nëse nuk ka angazhim për të garantuar kreditoret duhet të ketë angazhim nga ana greke.”-tha Dijsselbloem.
 
Më tej shefi i Eurogrup theksoi edhe qëndrimin e fortë të Eurogrop se “Greqia duhet ta mbledhë mendjen që të vendosim për programin që do ta nxjerrë nga kriza.”

Në fjalën e tij Dijsselbloem tha se mund të ketë një tjetër takim ditën e premte mes palëve, duke i lënë kështu palës greke afat deri në fundjavë për të bërë një tjetër propozim për paketën. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)