BRUKSEL- Ende nuk ka asnjë marrëveshje për Greqinë. Për të parë dritën jeshile të fondit të ndihmës prej 44 miliardë euro, Athinës do ti duhet të presë të paktën deri të hënën e ardhshme, ditë në të cilën eurogrupi ka vendosur të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm. Negociatat mbrëmjen e së martën u bllokuan për shkak të këmbënguljes së Gjermanisë.
"Nuk ka qenë e mundur për të arritur një marrëveshje, do të përpiqemi përsëri të hënën", tha kreu i Eurogrupit Jean Claude Juncker në fund të takimit e cili zgjati rreth dymbëdhjetë orë dhe përfundoi në orët e para të mengjesit të së mërkurës. Ai la të kuptohet se të gjitha palët janë ende shumë larg nga një marrëveshje. Thelbësore është ndarja mes Eurogrupit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në pozicione të ndryshme përsa i përket qëndrueshmërisëë së borxhit grek.
Eurozona do të jetë e gatshme t'i japë Greqisë edhe dy vjet kohë më shumë për të ulur borxhin e brendshëm, një proces që duhet të përfundojë në vitin 2022. Ndërkaq, FMN-ja nuk ka ndërmend të heqë dorë pasi sipas kushteve të tyre koha për uljen e borxhit grek në 120 për qind të GDP-së (prodhimi i brendshëm brutto) është 2020. "Pikëpamjet tona pothuajse janë afruar, por ne do të vazhdojmë diksutimet të hënën e ardhshme," tha drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde në fund të takimit, e bindur se qëndrueshmëria ekonomike është "gjëja e parë". Ndërkaq, kryeministri grek Antonis Samaras ka bërë thirrje që FMN dhe Eurogrup të sheshojnë dallimet për të arritur në një zgjidhje. "Greqia e ka bërë atë që ju kërkua", u shpreh Samaras sipas të cilit partnerët duhet që tanimë të përmbushin detyrimet që kanë marrë përsipër. Samaras tha se nuk është vetëm Greqia por e gjithë eurozona e cila varet nga vendimet e partnerëve.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com