Eurolab sjell verën Siciliane në Shqipëri, Magnisi: Nga ‘Etna’ te ‘Djalli i zi’, varietet e njohura të kantinës ‘Duca Di Salaparuta’

Shija e verës siçiliane e “Duca Di Salaparuta” vjen në Shqipëri, falë bashkëpunimit me “Eurolab”. Në një ceremoni degustimi të zhvilluar në rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë, u prezantuan etiketa nga tre kantina të ndryshme siciliane; verë e bardhë, e kuqe dhe Marsala.

Roberto Magnisi, drejtues i “Duca Di Salaparuta”, tha se vera ka forcën të tejkalojë kufirin dhe të flasë të gjitha gjuhët e botës, duke transmetuar kulturën e vendit prodhues.

"Kjo është një lidhje e Sicilisë më Shqipërinë duke patur markën Made in Italia. Kjo është një lidhe emes Italisë, ambasadës italiane dhe Eurolab. Kjo është një verë e cila i tejkalon kufijtë e Sicilisë dhe jep mundësinë e krijimit të marrëdhënieve sa më të mira nëpërmjet një vere që është me të vërtet tërësore dhe mjaft e shijshme. Flasim pikërisht për verën Marsala, një verë italianë që është më se e preferuar jo vetëm në Itali, por në Francë në të gjitha vendet e kulturës, ashtu siç po kthehet edhe sot Shqipëria. Kjo është një botë marrëdhënie, verë-Sicili-Shqipëri.

Flasim për një verë të Duca di Salaparuta, pra me shijen Florio, pra që e ka origjinën prej viteve 1800. Është pikërisht një verë italianë, që tashmë mëse e vlerësuar dhe tej masa e përkrahur nga e gjithë bota. Kjo është një marrëdhënie që shkon në të gjitha kontinentet, SHBA, Bashkimi Europian, Kina, janë pikërisht tregjet tona dhe kjo na jep mundësinë të krijojmë marrëdhënie me të gjithë botën. Flasim për Sicilinë që është kontinent enologjik, terren që është mëse i vlerësuar nga të gjitha anët dhe të gjitha aspektet. Do njohim të gjitha varietetet që vijnë nga vullkani Etna. Do të kemi mundësinë që të kemi shijimin e verës ‘Djalli i zi’. Do kemi mundësinë të shijojmë gjithashtu verën Florio, të varietetit Marasala", u shpreh Magnisi.

Gjatë degustimit, të ftuarit shijuan Duca Nero, Lavico Bianco, Sentiero del Vento, Lavico Rosso, Passo delle Mule, Marsala Vergine Riserva 2008, Marsala Semisecco Superiore Riserva 2015, Duca Enrico, historinë e secilës verë të treguar nga somelieri Roberto Magnisi, të shoqëruar me ushqimin e rekomanduar për kombinimin më të mirë të shijes.

Grupi Duca di Salaparuta zotëron tre marka historike të verës që përfaqësojnë Siçilinë dhe Italinë në mbarë botën: Corvo dhe Duca di Salaparuta, e themeluar në 1824 dhe Florio, e themeluar në 1833. Të blera nga familja Reina dhe të bashkuara në një entitet të vetëm, këto kompani historike sot përbëjnë grupin më të madh privat të prodhimit të verës në Siçili.

Këto kompani përshkruajnë historinë dhe tokën e ishullit përmes pronave të tyre dhe bodrumeve historike të verës, por mbi të gjitha përmes verërave të tyre. Tre marka të rëndësishme, secila përfaqëson një zonë specifike, veçoritë e saj dalluese, dhe një gamë të plotë verërash të përshtatshme për të gjitha llojet e pjatave, nga ato më klasike dhe të përditshme me Corvo deri tek ato më moderne me Duca di Salaparuta dhe ato më origjinalet, verërat Florio.

Kompania Eurolab shton në portofolin e saj të markave premium edhe Duca Di Sallaparuta duke u bërë kështu distributor zyrtar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi, BiH, Kroaci dhe Slloveni.

Të gjithë mund të shijojnë verën e mrekullueshme të Duca Di Sallaparuta me porosi direkte në Mapo Cash & Carry.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër