Europë, numri i të vdekurve
nga dimri kalon shifrën 500

Europë, numri i të vdekurve <br />nga dimri kalon shifrën 500
Një pjesë e mirë e Europës është përfshirë nga një valë e re të ftohti e cila është shoqëruar nga temperatura të ulëta, rreshje të shumta dëbore si dhe erëra të fuqishme.Për shkak të këtyre kushteve të ashpra klimaterike janë regjistruar rreth 540 viktima. Hungaria ka ndërprerë lundrimin shkak të shtresës së trashë të akullit dhe ku transporti përgjatë lumit më të frekuentuar europian pothuajse është ndërprerë. Në vendet e tjera përgjatë Danubit, duke përfshirë Austrinë, Kroacinë, Serbinë dhe Bullgarinë, tashmë janë ndërprerë komunikimet. Gjithashtu edhe në Mal të Zi kushtet atmosferike kanë vështirësuar jetësën e e sidomos në veri të vendit ku një pjesë e rrugëve janë të pakalueshme dhe disa fshtra janë të bluluara nga dëbora. Edhe në Kroaci gjendja e vështirë ka përfshirë vendit për shkak të dëborës e cila bie pa pushim. Disa linja të autobusëve drejt Dalmacisë janë anuluar, trenat qarkullojnë me vonesa minimale, ndërkohë që transporti ajror zhvillohet në mënyrë të rregullt. Në Itali, moti i ftohtë gjatë 10 ditëve të kaluara ka marrë 45 jetë njerëzish. Vështirësi në komunikim ka në rajonin verilondor të Emilia-Romanjas. Në Romë shkollat dhe institucionet shtetërore në qytetet janë mbyllur dhe kalimi i automjeteve mund të bëhet vetëm me zinxhirë. Në Rumani 13 persona vdiqën gjatë natës së kaluar nga ftohti. Edhe Bullgaria, ku dimri ka shkaktuar vdekjen e 30 personave, vazhdon të luftojë me kushtet ekstreme të të ftohtit. Rreth 135 raste vdekjesh për shkak të kushteve ekstreme të këtij dimri janë regjistruar në Ukrainë, 82 në Poloni, 46 në Rusi, 25 në Çeki dhe 24 në Lituani. Ndërsa në Francë, numri i viktimave është rritur në tetë, pasi autoritetet lokale të Parisit njoftuan se dy persona të pastrehë vdiqën nga ftohti gjatë javës së kaluar.(Burimi ATSH)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024