Europa dyfishon blerjen e armëve, shtetet që kanë shitur më shumë SHBA-ja dhe Franca

Vendet e Europës kanë dyfishuar blerjen e armëve që pas nisjes së konfliktit në Ukrainë. Shtetet që kanë shitur më shumë armë gjatë kësaj periudhe janë SHBA dhe Franca.

Pjesa më e madhe e rritjes së importeve të armëve nga vendet evropiane midis 2019 dhe 2023 është për shkak të transfertave masive të armëve në Ukrainë në 2022 dhe 2023, sipas një studimi të fundit.

Vendet evropiane pothuajse kanë dyfishuar importet e tyre të armëve midis viteve 2019-2023, duke rritur blerjet e tyre me 94%. Sipas një studimi nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm, pjesa më e madhe e kësaj rritje ishte për shkak të dërgimit të armëve në Ukrainë. Sipas të dhënave, 23% e armëve të blera midis vitit 2022 dhe 2023 janë dërguar në Ukrainë.

Shumica e armëve janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila në vitet e fundit ka rritur eksportin me 35 %. Armët e tjera kryesore të importuara në Evropë erdhën nga Azia dhe Lindja e Mesme.

Pas SHBA, sasi të konsiderueshme armësh kanë shitur Gjermania dhe Franca. SHBA dhe Franca ka arritur të kalojnë dhe Rusinë, e cila për shumë vite ka dominuar tregun e shitjeve. Franca ka shitur armë dhe avionë luftarakë kryesisht në Lindje dhe Mesme dhe Azi.

Konflikti në Ukrainë ka shënuar një lëkundje të tregut të armëve duke bërë që shumë vende, kryesisht në Europë të kërkojnë armatime të reja dhe të rinovojnë flotat ushtarake dhe ato detare.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?