Mund te duket herët, por Europa është thuajse gati për të hapur atmosferën festive të Krishtlindjeve. Shumë vende po përgatiten për dekorimet e ambjenteve të jashtme, ndërsa disa prej tyre tashmë kanë krijuar një traditë në marketimin e festës. Përvec objekteve të ndryshme që mund të blihen në të paktën 10 tregjet më të njohura europiane, ka edhe shumë argëtim dhe atmosferë që josh gjithnjë e më shumë turistët

Schloss Hellbrunn?, Austri, 22 Nëntor-24 Dhjetor
Tregu i Krishtlindjeve po ndriçon të gjithë Austrinë, por disa prej tyre arrijnë të jenë aq të magjishëm sa ai që ndodhet në Salzburg Schloss Hellbrunn. Me fëmijë që këndojnë, me stallat artizanale, me kuaj të vegjël për fëmijët dhe një pallat barok me 24 dritare të shndërruara në një kalendar gjigand. Një paradë Krishtlindjesh sjellin atmosferën e festës bashkë me 400 pemë të dekoruara dhe plot shkëlqim. (www.hellbrunneradventzauber.at)

Padstou, Angli 7-9 Dhjetor
Në bregdetin e stuhishëm, Cornish, Festivali Krishtlindjeve Padstow e (www.padstowc hristmasf estival.co .uk) është një festë për të mos u humbur. Rick Stein, Pali Einsuorth dhe Nathan Outlaw janë në mesin e kuzhinierëve më të mirë që do të përgatisin gatime djegëse për darkën e Krishtlindjeve. Banda jazz dhe këngëtarë do të argëtojnë turmat e njerëzve të mbledhur rreth stallave të zbukuruara me lodra prej druri dhe dekorime. Për fëmijët pjesa më argëtuese është gara e babagjyshëve "Run Santa Fun", ku 200 syresh vrapojnë për bamirësi. Fishekzjarre vetëtijnë në port, në 20:00 të ditës së shtunë. (www.padsto wchristmasfestiva l.co.uk)

Mt Pilatus?, Zvicër, 16-19 Nëntor

Për vlerën e risisë dhe pamjet e bujshme alpine, udhëtoni në tregun më të lartë në Evropë, të Krishtlindjeve. Ai gjendet në lartësinë në një hekurudhë, e cila arrinte deri në 2132 metra në malin Pilatus. Poshtë pranë liqenin Luzern, në malin Christkindlimärt (www.pilatus.ch) ka muzikë festive dhe 45 stalla të stolisura me qirinj, prezepë dhe plot corape të mbushura në ushqime. Kur bie borë, mos hezitoni të zbrisni me një slitë apo bikletë bore.

Malmö, Suedi, 24 Nëntor -23 Dhjetor
Malmö është një nga marketet më të mira suedeze për Krishtlindjet. Koncerte dhe pemë vezulluese ndërthuren mjaft mirë me dekorimet artizanale. Mund të pushosh duke shijuar biskota me xhexhenfil dhe gatesa të tjera më shafran. Katrinetorp është tregu ku mund të gjeni punime dore dhe ushqime festive teksa do të shijoni edhe një shëtitje me patina në akulin e Folkets Park.

Gengenbach, Gjermani, 30 Nëntor -23 Dhjetor
Disa qytete duken si vendet më ideale për Krishtlindjet. Njëri prej tyre është Gengenbach (www.stadt-gengenbach.de) në Gjermani. Është një qytet gjysmë i drunjtë me dëborë dhe një misticizëm të tillë që të kthen pas në kohë. Rrëmbeni një vend këtu në orën 6 të pasdites që të shihni një nga 24 dritareve të hapura për të zbuluar një skenë kalendar Advent nga artistë të famshëm dhe ilustrues si Marc Chagall dhe Tomi UNGERER.

Barcelonë, Spanjë, 24 Nëntor -23 Dhjetor
Kush ka nevojë për babagjyshin e krishtlindjeve kur mund të keni Caga Tió? Ju do ta gjeni këtë lloj krishtlindjesh katalanase në miniaturë në Llúcia Fira Barcelonës de Santa (en.firadesantallucia.cat), të vendosur përballë katedrales gotike në "Place de la Seu". Dhe në qoftë se ju mendoni se Caga Tio është i çuditshëm, prisni deri sa të shihni Caganer, një figurinë të fshehur pas skenës së lindjes së Krishtit që sjell fat të mirë për njerëzit

Kolmar, Francë, 23 Nëntor -31 Dhjetor

Për përjetuar frymën e vërtetë të Krishtlindjeve, ju nuk mund të lini pa vizituar Colmar Alsace ku qyteti i vjetër pret pesë tregje të ndryshme Krishtlindjeve (www.noel-colmar.com). Njëri prej tyre, Petite Venise tërheq vecanërisht fëmijët me prezepin e saj ku tregohet lindja e Krishtit dhe me kutinë e letrave për Babagjyshin. Punimet e vjetra artizanale zbukurojnë atmosferën e festës, ndërsa gatimet tradicionale të festës joshin turistët. Mos harroni te provoni biskotat speciale të zonës.

Tallin, Estoni, 1 Dhjetor -8 Janar
Të jeni të sigurtë që do të ketë borë gjatë në Tallin për Krishtlindje. Mos humbni Town Hall Square), që është qendra e këtij qyteti mesjetar të shpallur pasuri botërore nga Unesco. Punimet e dorës si kapelet, apo kostumet prej lëkure kafshësh janë ndër më të shiturat. Babagjyshët shfaqen në mbrëmje ndërsa për të përballuar temperaturat nën zero gradë Celsius sigurohuni të gjeni një kafe të ngrohtë dhje të ngroheni me salcice të freskëta dhe lakër turshi, nga më të preferuarat dhe të mirat në Estoni

Insbruk, Austri, 15 Nëntor -6 Janar
Në Alpet austriake me dëborë, mund të kaloni Krishtlindje të paharruara dhe sidomos nëse vendosni të festoni në Insbruk (www.christkindlmarkt.ç) ku aftmosfera festive zgjat gati dy muaj. Një pemë e madhe ndrit përballë Golden Roof, banda folklorike luajnë muzikë ndërsa tregtarët sheshin zbukurime, qirinj, xhinxherbred, musht në qytetin mesjetar të vjetër. Fëmijët do të gjejnë ambjentin ideal për të luajtur madje edhe për të parë një kopësht zoologjik në Marktplatz. Ose mund t'i coni ata në Kiebachgasse, që të shohin shtëpinë e Hansel dhe Gretel, dy personazheve të përrallës së njohur .

St Helier, Jersey, 1-16 Dhjetor

Koncerte fëmijësh në rrugë, teatër në rrugë, muzikë live, dhe shëtitje në breg të detit por edhe filma Krishtlindjesh krijojnë një magji në Festën e Noué -s në Jersey (jersey.com). Trungjet e gështenjave zbukurohen me drita që ndriçojnë sheshin Royal St Helier, dhe tregjet i tërheqin blerësit në frymën festive falë shiritave dhe zbukurimeve të tjera artizanale. Parada e Krishtlindjeve bëhet mbrëmjen e së dielës, më 9 dhjetor dhe është një marshim vezullues që mbetet gjatë në mendje me personazhet e veshura me kostume shpesh folklorike.

shkrimi u publikua në suplementin Fundjava, gazeta Shqiptarja.com, datë 16 nëntor
(ad.ti/shqiptarja.com)