Alarme për shëndetin kanë ngritur disa shtete, ku temperaturat kanë arritur në nivele potencialisht të rrezikshme.
Italia është momentalisht duke përjetuar temperatura prej 10 gradë celsius më të larta se mesatarja e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Në Sicili këtë javë termometri shënoi 42 gradë celsius, ku një masë e nxehtë ajri nga Afrika kaloi mbi detin Mediteran.
Turistët dhe banorët vendas në disa qytetet të Europës jugore, kanë përdorur shatërvanet publike për tu freskuar sadopak.
Temperaturat e larta priten të arrijnë edhe në Europën qendrore dhe në Ballkan, ku pritet të preket edhe vendi ynë,
Fundjava do të vazhdojë të jetë me temperatura të lart, ndërkohë që ulja e temperaturave pritet të nisë nga dita e hënë.
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com