Europa kthen kufizimet/ Franca, në shtetrrethim gjatë natës për katër javët në vijim (VIDEO)

Në përpjekje për të vënë nën kontroll  rritjen e numrit të infeksioneve, një pjesë e madhe e shteteve europiane kanë rikthyer kufizimet, por në ndryshim nga pranvera tanimë ato janë të pjesshme. Vendimet e qeverive europiane janë një shenjë e dëshpërimit deri diku për të shpëtuar ekonimë e tyre nga kaosi, pa rrezikuar jetët e qytetarëve. Me raste të reja rreth 100,000 çdo ditë, Evropa ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara, ku raportohen më shumë se 51,000 infeksione COVID-19 mesatarisht çdo ditë.

Presidenti Emmanuel Macron  duke nisur nga nata e brendshme ka rikthyer shtetrrethimin në 9 qytete,  gjatë natës  duke nisur nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit, duke prekur pothuajse një të tretën  e popullsisë së vendit.  Në intervistën e tij në televizionin kombëtar se do të ndalonte përkohësisht  festat dhe grumbullimet e mëdha të njerëzve të cilat ishin burim shpërndarje virusi. Cilido person që gjendet jashtë pa një arsye të mirëqenë, do të gjobitet deklaroi presidenti.

Shqetësuese paraqitet situata në Gjermani ku kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo dhe drejtuesit e 16 shteteve të Gjermanisë ranë dakord për masa më të ashpra. Baret dhe pubet ishin ndër të parët që u mbyllën por tani nivelet e rritura të infeksioneve po testojnë gjithashtu vendosmërinë e qeverive për të mbajtur shkollat ​​dhe kujdesin mjekësor jo-COVID.

Republika Çeke, me shkallën më të lartë të infektimit në Evopë për frymë, ka rifilluar mësimin  në distancë. Spitalet po presin procedurat mjekësore jo urgjente për të liruar shtretërit.

Polonia po rrit trajnimin për infermierët dhe duke konsideruar krijimin e spitaleve ushtarake në terren, Moska do të l kalojë sërish në mësimin online  dhe Irlanda e Veriut po mbyll shkolla për dy javë dhe restorantet për katër. Irlanda në të njëjtën kohë ka rikthyer kufizimet, ku sipas rregullave të fundit ndalohen vizitat në shtëpinë dhe në rast shkelje ka vendosje gjobash.

Rajoni spanjoll i Katalonjës  duke nisur nga sot mbyll baret dhe restorantet për t’i bërë ballë valës së dytë të koronavirusit. Subjektet në fjalë, në rajonin me 7.5 milionë banorë do të lejohen të japin vetëm porosi për të marrë me vete. Palestrat dhe eventet kulturore do të veprojnë në 50 për qind të kapaciteteve, ndërsa dyqanet në 30 për qind.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë