Europa “ngrin”, 300 të vdekur për 10 ditë

Në të gjithë Europën numërohen rreth 300 persona të cilët kanë humbur jetën për shkak të motit të keq gjatë këtyre 10 ditëve të fundit. Në krye të listës së situatës së rëndë është Ukrahina ku kanë gjetur vdekjen si pasojë e ngricës 131 persona deri më tani. Mbi 70 mijë të pastrehë kanë kërkuar ndihmë pranë qendrave të posaçme të ngritura në 3 qytete të ndryshme të vendit. Në Itali viktimat kanë shkuar në 10, ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e gatishmërisë.
Ndërkohë në Europën Qëndrore dhe në Ballkan gjendja paraqitet problematike për shkak të motit të akullt e ku mijëra persona kanë mbetur të izoluar. Në Serbi mbi 70 mijë persona janë në gjendje kritike për kushtet e jetesës.
Po kështu, në Poloni numri i viktimave ka arritur në 53, nga të cilat 8 kanë vdekur nga hipotermia vetëm ditën e djeshme. Në këto vende termometri shënon minus 20 gradë, çka përbën rrezik, sidomos për një kategori të caktuar si të pastrehët apo emigrantët.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet