Ndeshjet e para gjysmëfinale kanë prodhuar rezultate favorizuese për ekipet angleze. Arsenal ka përmbysur Valencian në Emirates Stadium falë dy golave të Laccazette dhe një të Aubameyang. Edhe pse spanjollët do të fillonin ndeshjen me këmbën e mbarë, duke shënuar në minutën e 11' me Diakhaby, Lacazette do të ndeshkonte dy herë brenda 8 minutave në pjesën e parë, ndërsa Aubameyang do të shënonte të tretin në fund të takimit.
Sa i përket ndeshjes tjetër të luajtur në Gjermani, Frankfurt dhe Chelsea u ndanë në një barazim 1-1. Të partë do të shënonin vendasit me Jovic por gjermanët lëshuan në fund të pjesës së parë, kur Pedro Rodriguez arriti të barazojë shifrat të cilat do të rezultonin përfundimtare. Fitorja e Arsenal katapulton londinezët në finale edhe pse kualifikimi është sërish i hapur për shkak të golit jashtë fushe të spanjollëve ndërsa barazimi i Chelsea në Gjermani çon londinezët të favorizuar në Stamford Bridge të enjten tjetër.