Të enjten u zhvilluan dhjetë ndeshjet e para të vlefshme për turin e tretë kualifikues të Europa League. Një hap shumë të rëndësishëm drejt fazës play-off ka hedhur Benfica pas fitores 6-1 kundër Hearts, teksa fitore kanë marrë edhe Salzburg, Anderlecht, Besiktas, CSKA Sofia apo Jagiellonia.Skuadrat që do kalojnë në play-off dhe që do garojnë për të qenë në fazën e ligës do të mësohen javën që vjen pas sfidave të kthimit.
Në Lisbonë, Benfica fitoi 6-1 kundër Hearts dhe është thuajse në play-off. Rafa Silva, Araujo, Pavlidis, Prestianni, Duran dhe Schjelderup shënuan për portugezët, ndërsa skocezët shkurtuan me Renaud. Për Hearts shqiptari Sabah Kerjota luajti vetëm në katër minutat e fundit.
Në Selanik, vendasit e PAOK-ut u mposhtën 0-1 nga Anderlecht. Ekipi belg shënoi me Cvetkovic pas vetëm disa sekondave lojë. Grekët humbën shansin për barazimin në minutën e 36-të kur Michailidis gaboi 11 metërshin.
Në Austri, Salzburgu fitoi 1-0 kundër qipriotëve të Pafos. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Haris Tabakovic dy minuta përpara fundit të ndeshjes.
Rezultatet, ndeshjet e para për turin e tretë kualifikues në Europa League:






Komente
Komento