Egnatia është gati për ndeshjen e kthimit të play-off-it të Europa League ndaj Lillestrom, një përballje që do të përcaktojë fatin e kampionëve të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Pas barazimit 0-0 në “Arena Egnatia”, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede udhëton drejt Norvegjisë me gjithçka ende të hapur. Rrogozhinasit zhvilluan një ndeshje të organizuar në takimin e parë, duke u mbrojtur mirë dhe duke krijuar disa raste të mira, por pa mundur të gjejnë golin

Tashmë Egnatia do të kërkojë të bëjë historinë në transfertë. Një fitore në Norvegji do t’i siguronte kualifikimin në fazën e ligës së Europa League dhe do t’i jepte klubit shqiptar një tjetër arritje të rëndësishme në aventurën evropiane

Sfida e kthimit Lillestrom - Egnatia do të luhet nesër, më 27 gusht, në orën 19:00, në “Åråsen Stadion”, në Lillestrom. Pas rezultatit 0-0 të ndeshjes së parë, skuadra që do të triumfojë do të sigurojë kualifikimin.

Në listën e futbollistëve të gatshëm që Egnatia ka publikuar për këtë ndeshje, mungojnë mbrojtësit Andrey Yago dhe Guillem Jaime. Ky i fundit vuan një lëndim.

Egnatia e ka tashmë të garantuar pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League, por objektivi i radhës është më i madh, të vijojë rrugëtimin në Europa League dhe të shkruajë një tjetër kapitull historik për klubin dhe futbollin shqiptar.

Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Dede për sfidëm kundër Lillestrom