Europa League, fitojnë Napoli dhe
Fiorentina, humbet PAOK-u i Kaçes

Europa League, fitojnë Napoli dhe<br />Fiorentina, humbet PAOK-u i Kaçes
Napoli rikthehet me fitore edhe në Europë pas luhatjeve të shumta që ka pësuar këtë fillim edicioni duke u eliminuar nga Champions League nga Bilbao. Italianët e drejtuar nga spanjolli Benitez kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0 kundër Slovan Bratislavas në kuadër të Europa League.

Golat për ekipin e Napolit u shënuan nga Hamsik në minutën e 35 të pjesës së parë ndërsa në të 74’ mendoi argjentinasi Higuain për të vulosur fitoren e italianëve. Edhe Fiorentina arriti që të fitonte ndaj Dinamo Minsk 0-3. Golat për violët u shënuan nga  Alberto Aquilani 33’, Josip Ilicic 61’ dhe Federico Bernaderschi 67’.

Sevilja barazoi 2-2 me Rijekan, ndërsa Feynord siguroi një fitore me vlera me Standard Liege. Everton
nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Krasnodar, aq sa edhe Volfsburgu me Lilë. PAOK-u i Ergys Kaces humbi 2-0 përballë Guingamp. Shqiptari ishte në fushë, por jo në një ditë të mirë.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)