Europa League/Lazio barazon ndaj
Dynamos së Kievit në “Olimpico”

Europa League/Lazio barazon ndaj<br />Dynamos së Kievit në “Olimpico”<br>
 

Lazio ka barazuar 2-2 ndaj Dynamos së Kievit në ndeshjen e parë për 1/8-t e finaleve të Europa League, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit.

Në “Olimpico”, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë ku ukrainasit shënuan të parët me anë të talentit 20-vjeçar Viktor Tsygankov me një goditje të bukur me thembër edhe pse ishe shumë pranë Strakoshës, por Lazio barazoi dy minuta më vonë me Ciro Immobile dhe kur u mbush një orë lojë gjeti golin e avantazhit me anë të brazilianit Felipe Anderson.

Gjithsesi, dhjetë minuta para fundit Junior Moraes barazoi për Dynamon me një super gol nga distanca, nga ku Strakosha ishte i pafuqishëm të ndalonte silurën e brazilianit Moraes.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament