Europa League, Liverpuli humbet
aktin e parë, Sevilja ndalet në barazim

Europa League, Liverpuli humbet<br />aktin e parë, Sevilja ndalet në barazim
Gjysmëfinalet e para të Europa League nuk kanë vendosur asgjë për fatin e dy ekipeve që do të vazhdojnë në finalen e madhe të kompeticionit të dytë nga rëndësia në Europë pas Champions League.
 
Kështu Sevilja ka barazuar me rezultatin 2-2 ndeshjen e parë të zhvilluar në transfertë përballë Shakhtar Donetsk.
 
Fillimisht ishte Vitolo që kaloi miqtë në epërsi, por Marlos dhe Taras Stepanenko  përmbysën rezultatin për vendasit.
 
Megjithatë në minutat e fundit Sevilja nuk u dorëzua duke barazuar me Kevin Gameiro me penallti.
 
Sevilja ka më shumë shanse për të siguruar një tjetër finale në kompeticionin e preferuar, pasi ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë një shtëpi pas një jave.
 
Edhe ndeshja tjetër mes Liverpulit dhe Vijarealit do të vendoset në Angli, pavarësisht faktit që spanjollët kanë hedhur një hap pas fitores ndeshjen e parë në shtëpi 1-0 me një gol të shënuar nga Adrian Lopez në minutën e 90.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit