Këtë të premte në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën play-off të Europa League. Goglat vendosën përballë duele interesante. Dinamo e Zagrebit gjen përballë Genkun, ndërsa Bologna luan me norvegjezët e Brann. Celtic përballet me Stuttgartin, Fenerbahce kundër Nottingham dhe Fenerbahce - Nottingham.

Përballje të forta edhe për PAOK dhe Lille, që gjejnë konkretisht Celta Vigon dhe Crvena zvezdan. Ndeshjet e para play-off të Europa League do luhen më 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 26 shkurt.

Finalja e këtij sezoni në Europa League do luhet në Stamboll, teksa sipas këtij shorti është mësuar edhe rruga e skuadrave për të shkuar deri në këtë pikë.

Çiftet që do përballen në play-off:

Dinamo Zagreb - Genk

SK Brann - Bologna

Ludogorets - Ferencvaros

Celtic - Stuttgart

Panathinaikos - Viktoria Plzen

Fenerbahce - Nottingham

PAOK - Celta Vigo

Lille - Crvena zvezda

Rruga drejt finales së Stambollit