Europa League, Roma fiton por 
Lyon kalon në çerekfinale

Europa League, Roma fiton por <br />Lyon kalon në çerekfinale
Roma ka dhuruar spektakël këtë mbrëmje në shtëpi, ku ka fituar me rezultatin 2 me 1 përball francezëve të Lyon, por  ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën italiane për të siguruar një vend në çerkfinalet e "Europa League".
 
Në pjesën e parë të ndeshjesh Roma ka rrezikuar disa herë portën e miqve, por do të ishin francezët ata që do të kalonin në avantazh. Pas një asist të Valbuena në zonë mbrojtësi Mauctar Diakhaby do të arrinte ta dërgonte topin në rrjet.
 
Nga  ana tjetër Roma do të arrinte ta mbyllte pjesën e parë në barazim, pas një goli të Strootma.
 
Ndërkohë 45 minutat e dyta të ndeshjes, italianët bërën një lojë më agresive dhe në minutën e 60-të, pas një topi të hedhur në zonën e Lyonit nga El Shaarawy, lojtari i Lyon, Lucas Tousart, do ta dërgonte topin në portë, duke shënuar një autogol dhe kaluar Romën në avantazh.
 
Edhe pse Spalletti aktivizoi dy sulmuesit, Francesco Totti dhe Diego Perotti, rezultati i marrë nga lyon në ndeshjen e parë në Francë (4-2), e bëri të pamundur avancimin  e mëtejshëm të Romës në "Europa League".
 
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme të "Europa Leauge", Ajax ka arritur të mposht Copenhagen me rezultatin 2 me 0, duke kaluar kështu në çerekfinale.
 
Gjithashtu edhe Anderlecht dhe Manchester United kanë marrë nga një fitore minimale me vetëm një gol të shënuar dhe kanë siguruar vendin e tyre në çerekfinale.
 
Ndërkohë përballja gjermane mes Borussia Mönchengladbach dhe Schalke ka përfunduar me një barazim, ku duke përfituar nga rezultati i ndeshjes së parë Schalke ka avancuar drejt çerekfinaleve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve