Europa në alarm, mbërrin virusi 
 "Zika", ja çfarë DUHET të dimë

Europa në alarm, mbërrin virusi <br /> 
Autoritetet shëndetësore në Evropë janë vënë në alarm, pasi virusi Zika ka mbërritur. Por çfarë dimë ne për këtë virus, që është bërë tmerri i nënava të reja në Amerikën Latine.

Virusi Zika përhapet nga mushkonja aedes aegypti, që gjithashtu mbart ethet tropikale dhe verdhëzën. Virusi u zbulua së pari në afrikë në vitet 1940, por tani është përhapur në Amerikën Latine. Shkencëtarët thonë se kanë prova në rritje për një lidhje me mikrocefalinë, që shkakton lindje të bebeve me kokë të vogël. 

Ndërsa virusi Zika mund të sjellë temperaturë dhe skuqje të lëkurës, shumica e njerëzve nuk shfaqin simptoma dhe nuk ka kurë të njohur. 

E vetmja mënyrë e njohur për të luftuar virusin është të pastrohet uji i pellgjeve ku rrinë mushkonjat dhe të merren masa për mbrojtjen kundër pickimeve të mushkonjave. Mikrocefalia është një gjendje shëndetësore ku koka e një bebeje është shumë më e vogël se zakonisht.

Mund të ndodhë për shkak se truri i bebes nuk zhvillohet siç duhet gjatë shtatzënisë ose ndalon së zhvilluari pas lindjes. Mikrocefalia mund të jetë një gjendje shëndetësore e izoluar, që do të thotë se ndodh pa shkaktuar defekte të tjera në lindje, por mund edhe të ketë pasoja zinxhir.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot