Europa në 'flakë', mbi 1 mijë të vdekur nga i nxehti! 7 mijë ha të djegura në Francë, evakuohen 10 mijë banorë

Europa në 'flakë', mbi 1 mijë të vdekur nga i nxehti! 7 mijë ha të djegura në Francë, evakuohen 10 mijë banorë

Europa ndodhet nën pushtetin e zjarrit. Franca, Spanja, Italia, Greqia, Portugalia janë vendet të cilat po përballen me vatra të mëdha zjarri. BBC raporton se e janë mbi 1 000 zjarrfikës që po përballen me shuarjen e zjarrit, ndërsa deri më tani janë djegur 7 000 hektarë pyje. zonën e Bordosë, në rajonin Gironde.

Zjarri ka shpërthyer prej dy ditësh pranë komunës Landiras, rreth 30 km (19 milje) në jug-lindje të Bordeaux. Mbi 10 mijë banorë të zonës janë detyruar të lënë banesat et yre. Më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar të nxehtit në Portugali dhe Spanjë. Në Greqi , zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr në malin Penteli, në veri-lindje të kryeqytetit Athinë.

Spanja ka qenë gjithashtu duke luftuar me zjarre të shumta. Një zjarr në vargun malor Gredos po përhapet gjithashtu në lindje drejt rajonit të Madridit, raporton BBC. Zjarret e mëdha kanë përfshirë edhe Italinë ditët e fundit, duke bërë që vendi të vihet në alarmin më të lartë të valës së të nxehtit për të enjten.

Infrastruktura italiane gjithashtu është prekur rëndë, me mbylljen e përkohshme të një rruge kryesore hekurudhore midis Romës dhe Firences, raportojnë mediat italiane. Edhe Gjermania, Suedia e Belgjika, të cilat nuk kanë patur probleme me zjarret në të shkuarën janë vënë në alarm nga temperaturat e larta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike