Vala e të nxehtit gjatë muajit qershor në mbarë europën është sipas shkencëtarëve më e fortë dhe më e pazakonte se normalisht për shkak të ndryshimeve klimaterike.
Zjarre të fuqishme pyjore morën me dhjetra jetë njerëzish gjatë këtij muaji në Portugali.
Temperaturat e larta detyruan autoritetet në Francë, Zvicër e Holandë të dilnin me plane emergjence për vapën dhe Britania është përballur me qershorin më të nxehtë që prej vitit 1976.
Ekspertët ndajnë bindjen se ngrohja e motit për arsye që lidhen me aktivitetin njerëzor i rriti me 10 herë gjasat e një përvëlimi të tillë në pjesë të ndryshme të kontinentit të vjetër.
Këtë qershor termometri shënoi mbi 3 gradë mbi normalen në Europë, 64 vdekje u shkaktuan nga zjarret që ishin pasojë e valës së të nxehtit në Portugali. Ndërsa Spanja u detyrua të zhvendoste 1.500 persona nga shtëpitë e pushimit apo banesat e tyre.
“Kemi zbuluar një lidhje shumë të fortë mes të nxehtit rekord të këtij muaji dhe ndryshimit të klimës të ardhur si pasojë e ndërhyrjeve të njëriut”, tha Geert Jan van Oldenborgh, i Institutit Mbretëror holandez të Meteorologjisë.
Në vendet si Spanja, Franca dhe Portugalia këto ndryshime sipas tij mund të shkojnë deri në katër herë mundësinë e përballjes me të nxehtin ekstrem. Dhe nuk përfundon këtu.
Shanset që episode të tilla të bëhen gjithnjë e më të shpeshta do të rriten nëse nuk merren masa për reduktimin e emetimeve të gazit karbonik.
“Muajt përvëlues nuk janë një fenomen i rrallë me klimën që kemi tani”, arsyeton Robert Vautard i organizatës së klimës dhe shkencave mjedisore LSCE, i përfshirë edhe ai në studim.
Një të nxehtë të tillë qershori duhet ta presim më shpesh”, vazhdon ai, dhe nëse nuk kalohet në veprim, nga mesi i shekullit ai mund të kthehet në normë.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com