Evropa Perëndimore po përballet me temperatura të larta, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut. Në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar u dhanë paralajmërime për nxehtësinë ekstreme, ndërsa Spanja veriore regjistroi temperatura prej 43 gradë Celsius të hënën. Zjarret në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Britania e Madhe pritet të arrijë ditën e saj më të nxehtë, mbi 40 gradë celsius dhe ekspertët thonë se një e pjesë e Francës do të përballet me një "apokalips të nxehtësisë". Disa pjesë të Francës panë ditët e tyre më të nxehta ndonjëherë me qytetin perëndimor të Nantes që regjistroi 42 gradë Celsius, tha zyra kombëtare e motit. Zjarret në ditët e fundit kanë detyruar më shumë se 30,000 njerëz të largohen, me strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit.
Gati 1,700 zjarrfikës nga e gjithë Franca, të mbështetur nga burime të konsiderueshme ajrore, po luftojnë me dy zjarre që kanë djegur 4,700 hektarë pyll në Zhirondë, sipas zyrtarëve lokalë.
Ndërsa qeveria britanike, tashmë në udhëkryq pas një sërë skandalesh që detyruan kryeministrin Boris Johnson të jepte dorëheqjen, është akuzuar se e ka marrë situatën shumë lehtë. Johnson u kritikua se nuk mori pjesë në një takim urgjent mbi krizën të dielën, në vend të kësaj organizoi një festë lamtumire në vendstrehimin e tij të financuar nga shteti.
Temperaturat ekstreme bënë që fluturimet të pezullohen në aeroportin Luton afër Londrës dhe në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore. Trenat u anuluan dhe shkollat u mbyllën në zonat e prekura.
Irlanda pa temperaturat 33°C në Dublin – më të lartat që nga viti 1887, ndërsa në Belgjikë temperaturat i kanë kaluar 40 gradë. Flakët në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë, ndërsa si pasojë e të nxehtit, vdekjet e kanë kaluar shifrën 1 mijë.
M.Q./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55