Europa thirrje Trump:Respekto
marrëveshjen bërthamore të Iranit
Diplomatët e vendeve Europiane i kanë bërë thirrje presidentit Trump që të mos “vrasi” marrëveshjen nukleare të arritur me Iranin, ndërkohë që Trump është duke marrë në konsideratë vendosjen e sanksioneve të tjera mbi Iranin përpara përfundimit të afatit i cili përfundon ditën e nesërme.
Diplomatët e vendeve Europiane i kanë bërë thirrje presidentit Trump që të mos “vrasi” marrëveshjen nukleare të arritur me Iranin, ndërkohë që Trump është duke marrë në konsideratë vendosjen e sanksioneve të tjera mbi Iranin përpara përfundimit të afatit i cili përfundon ditën e nesërme.
Trump ishte zotuar se do të prishte marrëveshjen gjatë fushatës së tij elektorale, duke ju referuar asaj si “Marrëveshja më e keqe ndonjëherë” dhe duke akuzuar Iranin për dhunim të shpirtit të paktit.
Vendet Europiane të cilat kanë qenë ndërmjetësuesit e marrëveshjes me administratën e ish- presidentit Obama, i kanë këruar Trump të heqi sanksionet e fundit ndaj Iranit, për të mbajtur gjallë marrëveshjen.
Duke folur në Bruksel pas një takimi me ministrat e jashtëm të Iranit, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Federica Mogherini, tha se të gjithë ministrat kanë rënë dakord për implementim të plotë të marrëveshjes së arritur, për të qenë të sigurt se heqja e sanksioneve do të ketë një impak pozitiv duke sjellë përfitime edhe për popullin Iranian.
Ministri i Jashtëm Francez, Jean Yves Le Dran, i ka drejtuar një apel të drejtpërdrejtë SHBA-së për të nënshkruar heqjen e sanksioneve, gjë e cila duhet bërë deri të premte, duke thënë se “Franca qëndron vigjilente ndaj implementimit të marrëveshjes, të gjitha palët duhet t’i qëndrojnë marrëveshjes”.
Marrëveshja mes Iranit dhe administratës së Obamës u arrit në vitin 2015 me ndërmjetësimin e Anglisë, Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Kinës. Sipas marrëveshjes së nënshkruar Irani do të limitonte programin e tij nuklear në këmbim të heqjes së sanksioneve të cilat tkurrën ekonominë e vendit.
Nga ana tjetër, burime të cituara në mediat amerikane, bëjnë të ditur se Trump është takuar më herët gjatë kësaj jave më këshilltarët e tij për këtë çështje, të cilët e kanë këshilluar të rishikojë sanksionet e vendosura në marrëveshje.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15