Europiani U-21, flet Skënder Gega:
Grupi, jo i pakalueshëm për Shpresat

Europiani U-21, flet Skënder Gega:<br />Grupi, jo i pakalueshëm për Shpresat
Pas hedhjes së shortit për kampionatin Europian të U-21 në Federatën Shqiptare të Futbollit, trajneri Skënder Gega ka dhënë një konferencë për shtyp. Në fillim ka folur trajneri Gega në lidhje me grupin e katërt eliminator ku Shqipëria do të përballet me Portugalinë, Izraelin, Greqinë, Hungarinë dhe Lihtenshtejnin.

“Në pamje të parë, duket sikur ekipet kanë diferenca mes njëra tjetrën por duke u nisur nga eksperienca e së kaluarës mendoj se nuk është kështu. Na ka ndodhur, që të humbim ndaj kundërshtarëve që i mendonim të kalueshëm, ndërkohë që kemi fituar atëherë kur nuk kemi qenë favorit. Kështu që do të na duhet të vlerësojmë në maksimum çdo ndeshje”- ka theksuar trajneri i U-21. Më pas ai ka bërë një paraqitje të grupit dhe planeve të tij, duke theksuar se: “Jemi në fazën e fundit të formimit të grupit.

Shumë shpejt do të kemi edhe një grumbullim 3 ditor, me lojtarët e kampionatit shqiptar për të qenë gati për sfidën e parë në Lihtenshtejn, ku do të grumbullohen lojtarët që kanë formën më të mirë”- përfundoi Gega.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra