NYON, Zvicër - Në selinë e UEFA-s në Zvicër u hodh këtë të enjte (6 shkurt) shorti për fazën kualifikuese të Europianit U-21 për vitin 2027, kompeticion që fazën finale do e zhvillojë në qershorin e 2027 në Shqipëri dhe Serbi.
Të dyja vendet organizatore janë tanimë pjesë e finaleve dhe nuk u shortuan nga UEFA, teksa grupet kanë rivalitet. Në atë A, Kosova gjen rivalë emra si Spanja, Rumania apo Finlanda.
Në fillim të shortit me një video-mesazh, Andi Lila, ambasador nga Shqipëria për Euro 2027 për 21-vjeçarët, tha se vendi ynë do ketë mundësi të tregojë edhe bukuritë natyrore, mikpritjen dhe kulinarinë në një event që shkon përtej futbollit.
Për t'u përmendur se ndeshja hapëse e Euro 2027 do jetë në Novi Sad dhe finalja në "Arenën Kombëtare" në Tiranë.

Grupet kualifikuese të Euro 2027
Sipas shortit janë gjashtë grupe me gjashtë ekipe dhe tre grupe me pesë skuadra. Në fazën finale të “Shqipëri dhe Serbi 2027” do të kualifikohen direkt nëntë skuadrat e para në grupe si dhe e dyta më e mirë. Ndërsa tetë skuadrat e mbetura do të luajnë me njëra-tjetrën për të nxjerrë edhe 4 finalistet e fundit të eventit që do të mbahet në qershor 2027 në Shqipëri dhe Serbi.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.8%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 1414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drejtësi spanjolle, Angli - Shqipëri gjykohet nga Alejandro Hernandez
19 Mars, 10:38
-
Kombëtarja U-21/ Braktisi Irlandën, Kevin Zefi largohet nga grumbullimi! Bushi afron lojtarin e Bolognas
19 Mars, 10:23
-
Angli - Shqipëri, diferenca të frikshme në shifra! Kombëtarja jonë vlen sa gjysma e Bellingham
19 Mars, 10:06
-
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, probleme për Ismajlin dhe Kumbullën! Të dy udhëtojnë sot drejt Londrës, Brruti regjistrohet në FIFA (VIDEO)
19 Mars, 09:35
-
Sylvinho i pavendosur në dy pozicione, Manaj - Uzuni rivalitet për një fanellë! Ismjali ndjen shqetësime, formacioni në 'Wembley'
19 Mars, 08:35
-
Federata i përjashtoi nga stadiumi, TKZ bashkohen me 'Illyrian Elite': Pazare! FSHF: Të gjitha biletat në shitje online
18 Mars, 13:41
-
Hakmarrje primitive, FSHF lë Kombëtaren pa ultras! Anëtari i TKZ për Report TV: Na thanë mos kundërshtoni Euro 2027 me Serbinë, mungojmë në 'Wembley'
18 Mars, 13:03
-
Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s'shkojmë për turizëm, duam Botërorin! Bajrami: Të mësojmë nga gabimet
18 Mars, 12:01
-
Kombëtarja U-21/ Largohen Kote dhe Tresa për arsye dëmtimi, ftohet Renaldo Torraj
18 Mars, 09:44
-
VIDEO/ Goli i anuluar për Rrakllin në Tiranë dhe 'vjedhja' e pranuar nga UEFA, Shqipëria rekord humbjesh kundër Anglisë
18 Mars, 09:25
-
Kombëtarja 'në kazermë', Sylvinho izolon ekipin! S'ka vizita dhe kafe
18 Mars, 08:26
-
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 / Kombëtarja nis stërvitjen për përgatitjen ndaj ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën
17 Mars, 20:21