Të paktën 10 mijë fëmijë emigrantësh që kanë zbarkuar në Evropë,  janë zhdukur janë gjatë viteve të fundit. Sipas një raporti të EUROPOL, më së shumti të zhdukurit përkasin kategorisë së fëmijëve që kanë hyrë në Europë të pashoqëruar, e që kanë qenë viktima të shfrytëzimit seksual.

Sipas organizatës “Save the Children” vetëm në vitin 2015 kanë hyrë në Europë rreth 26 mijë fëmijë-emigrantë të pashoqëruar.

“Mendohet se jo të gjithë kanë përfunduar në rrjetet kriminale, shumë prej tyre edhe mund të jenë të bashkuar me prindërit, e megjithatë nuk ka informacione se ku ndodhen”, thuhet në raportin e Europol.