Europol: Euro 2016 objektiv i ISIS
Franca nën masa të rrepta sigurie

Europol: Euro 2016 objektiv i ISIS<br />Franca nën masa të rrepta sigurie
Ndërsa kampionati i futbollit europian Euro 2016 po afron siguria dhe paralajmërimet por rriten cdo ditë e më shumë.

Kreu i Europol Rob Wainwright u shpreh se nuk ka asnjë dyshim që turneu i futbollit do të jetë objektiv për grupet terroriste.

Euro 2016 këtë vit do të zhvillohet në Francë nga 10 qershori deri në 10 korrik.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Departamenti i Shtetit amerikan paralajmëroi shtetasit etij për rrezikun e një sulmi të mundshëm që mund të godasë Europën gjatë zhvillimit të turnout.
“ Nuk kam dyshime se Europiani është në listën e ISIS. Kërcënimi është i lartë” tha Ëainëright. Por ai shtoi se risku nuk është domossoshmërisht në nivele të larta nëse autoritet franceze ofrojnë siguri.

“ Përkundrejt rrezikut unë shoh një angazhim të madh të sigurisë francese, me shtim të policisë dhe ushtrisë. Jemi duke negociuar me shtete si Britani, Blegjika të cilat dinë si ti përgjigjen sulmeve. Terrositëtë mund të duan të sulmojnë por do të jetë e vështirë ta realizojnë planin e tyre”
, -u shpreh kreu i Europol.

Kampionati europian euro 2016 pritet të zhvillohet në nivele të larta sigurie. Franca nuk do të jetë vetëm në kampionatin e futbollit Euro 2016. Forcave vendase të sigurisë do t’i bashkohen patrulla ndërkombëtare.
 
Parisi ka zgjatur gjendjen e emergjencës deri në përfundim të kampionatit të futbollit dhe turneut të ciklizmit që pritet të mbarojë në 24 korrrik.

Një alarm i tillë sigurie do të ofrohet pasi Franca dhe Brukseli u goditën nga sulmet terroriste ku në total humbën jetën 162 persona.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë