Organizata e Shtetit Islamik (ISIS) po zhvillon një kapacitet të ri luftimesh për të kryer një fushatë më të zgjeruar sulmesh, kryesisht e përqëndruar në Evropë. Ka qënë kjo deklarata që ka dhënë drejtori i Europol-it, Rob Wainwright, duke vënë në dukje se ISIS-i po përgatitet për një valë të re sulmesh.  Wainwright paraqiti raportin gjatë fillimit zyrtar në Amsterdam të Qendrës së re Europiane kundër terrorizmit.