Miliona artikuj të falsifikuar, përfshirë 27 milionë maska, janë konfiskuar në Europë.
Operacioni 8-mujor, i koduar “Aphrodite”, është udhëhequr nga autoritetet italiane dhe irlandeze, me mbështetjen e agjencisë europiane për zbatimin e ligjit - EUROPOL.
Në një njoftim për media të EUROPOL-it thuhet se “nga dhjetori 2019 deri në korrik 2020, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë gjurmuar shitjet në internet të artikujve të falsifikuar” dhe “kanë arritur kulmin me bastisjet në depo, dyqane dhe tregje të Belgjikës, Qipros, Greqisë, Irlandës, Italisë, Portugalisë, Rumanisë dhe Spanjës”.
Gjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 700,000 euro, ndërsa 123 llogari të mediave sociale dhe 36 ueb-faqe janë mbyllur.
Sipas EUROPOL-it, dhjetë njerëz janë arrestuar në Greqi, ndërsa 37 të dyshuar të tjerë janë raportuar tek autoritetet në Greqi, Itali dhe Portugali.
“Pandemia COVID-19 ka bërë që autoritetet të ndryshojnë planin fillestar të operacionit, për t’u përqendruar në çështje që lidhen me pandeminë.
Si rezultat, janë konfiskuar edhe pajisje të falsifikuara mjekësore, përfshirë 27 milionë maska”, njoftoi EUROPOL-i.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor 2024, 21:16
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar, Europol: 442 armë të sekuestruara! Mes grupit edhe shqiptarë
13 Dhjetor 2024, 13:50
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor 2024, 21:19
-
Dosja SKY ECC/ E-maili që zbuloi oficerin grek të Antidrogës dhe lidhjet me bosin shqiptar të narkotrafikut! Europoli dërgoi mbi 3 mijë dosje, si funksiononte rrjeti
9 Dhjetor 2024, 17:25
-
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
4 Dhjetor 2024, 15:41
-
Zbërthehet 'Matrix', aplikacioni përdorej nga grupet kriminale! Dalin 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë! Në të flitej dhe shqip
3 Dhjetor 2024, 14:20
-
Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri
2 Dhjetor 2024, 13:46
-
Arrestohet në Rinas turku i dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë! Europol: Pronar i 703 kg drogë e fshehur mes sapunit kapur në portin e Hamburgut
29 Nëntor 2024, 13:04
-
Milano/ Trafikuan 5 mln euro kokainë në gjashtë muaj, goditet klani shqiptar! 8 të arrestuar, rrjeti komunikonte me pajisje të enkriptuara, ja si u zbuluan
6 Nëntor 2024, 16:50
-
DYSHIMI/ Gazmend Bardhi gënjeu publikisht në Kuvend për bisedat SKY ECC! Lexon pjesë sikur janë të vitit 2023, por EUROPOL thotë se operacioni u bë më 2021
12 Shtator 2024, 13:38