Agjencia e Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit, EUROPOL u ka dedikuar një kalendar qenve të policisë. “Qentë si heronj” kështu janë prezantuar “K9” e policisë në kalendarin për vitin 2018-të.
/Shqiptarja.com
“Çdo ditë, në të gjithë BE-në dhe më gjerë, mijëra qen policie punojnë për të na ndihmuar e për të na mbajtur të sigurt, këta oficerë të posaçëm të trajnuar kërkojnë për eksploziv, drogë, kriminel në arrati”, - thuhet në njoftimin në faqen e EUROPOL.
Në kalendar janë publikuar foto të qenve K9 të përdorur nga organet ligjzbatuese në Austri, Belgjikë, Itali, Spanjë, Francë, Danimarkë, Finlandë, Irlandë, Australi, Kolumbi.
Shikoni mposhtë kalendarin.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
LAJMET MË TË VLERËSUARA






