4 shtetas italian kanë përfunduar në pranga dhe janë sekuestruar më shumë se 160 000 euro kartëmonedha false në një operacion të orëve të fundit të Europol. Operacioni i realizuar si një bashkëpunim i policisë italiane dhe gjermane çoi në shkatërrimin e bandës që prodhonte dhe shpërndante kartëmonedha të falsifikuara.
Oficerët, gjatë operacionit bastisën 18 prona në Napoli, Itali dhe një shtëpi në Gjermani ku u shpërndaheshin kartëmonedhat e falsifikuara.
Anëtarët e bandës, kishin arritur të falsifikon edhe kartëmonedhën e re 100 eurosh vetëm 6 muaj pas prodhimit të saj nga Banka Qendrore Evropiane.
Të dyshuarit besohet se kanë lidhje me klanin mafioz Camorra. Në një deklaratë, Europol tha se përveç prodhimit së parave të rreme në Itali dhe shpërndarjes së tyre në Gjermani, grupi ishte përfshirë në trafik droge dhe mashtrime tatimore.
"I dyshuari kryesor besohet të jetë i përfshirë në trafikimin e mallrave të paligjshëm duke përfshirë drogë, automjete të vjedhura dhe dokumente të falsifikuara," tha Europol. "Ai dyshohet për shpërndarjen e këtyre mallrave të paligjshëm, të marra nga bashkëpunëtorët e tij që jetojnë në Napoli dhe të lidhur me Camorrën."
Operacioni u drejtua nga Policia Kriminale Rajonale Gjermane e Nordrhein-Westfalen dhe Korpuset Italiane të Financave të Romës dhe Napolit.
Zyrtarët gjermanë po ashtu kanë bllokuar rreth 415,000 € në llogaritë e trafikantëve. Ky hetim është pjesë DIA ONNET, një iniciativë e financuar nga BE për të luftuar grupe mafioze të krimit të organizuar në Evropë. Ajo u zhvillua javë pas bastisjeve në të gjithë Italinë dhe Gjermaninë, të cilët çuan në arrestimin e rreth 30 anëtarëve të organizatës kriminale 'Ndrangheta’ në një operacion që përfshinte më shumë se 800 oficerë policie.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27