EUROPOL shkatërron një rrjet të drogës në Ballkan, 61 persona përfundojnë në pranga
Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende evropiane kanë shkatërruar një kartel të drogës nga Ballkani dhe kanë përfunduar në pranga 61 persona. Gjatë operacionit janë konfiskuar më shumë se 2.6 ton kokainë.
Redaksia 28 Shtator 2021, 13:46 | Përditesimi: 28 Shtator 2021, 13:53
Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende evropiane kanë shkatërruar një kartel të drogës nga Ballkani dhe kanë përfunduar në pranga 61 persona. Gjatë operacionit janë konfiskuar më shumë se 2.6 ton kokainë.
Agjencia evropiane e policisë, Europol tha më 27 shtator se ky kartel kishte “mbushur Evropën me kokainë”.
“Kjo organizatë kriminale përbëhej kryesisht nga kriminelë serbë, kroatë, malazezë dhe sllovenë si dhe kishte një rrjet të shtrirë në disa vende”, tha Europol.
Transporti i drogës për në Evropë bëhej nga Amerika e Jugut përmes Spanjës.
Në këtë operacion ndërkombëtarë u angazhuan agjencitë e sigurisë nga Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbia.
Gjatë aksionit për shkatërrimin e kësaj bande kriminale janë sekuestruar 2.6 tonë kokainë dhe 324 kilogramë marihuanë, si dhe makina luksoze dhe gati 700.000 dollarë në para të gatshme.
Po ashtu Europol kanë bërë të ditur se këtë javë janë bërë 330 arrestime të lidhura me krime të ndryshme duke përfshirë trafikun e drogës, lehtësimin e imigracionit të paligjshëm, mashtrimin me dokumente dhe trafikimin e armëve të zjarrit në Evropën Juglindore. Aktivitetet e hetuara çuan gjithashtu në zbulimin e një numri të veprave penale që lidhen me lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimet e lidhura me to dhe shkeljet ligjore të tilla si mashtrimi me viza.