EUROPOL zbulon mashtrimin 15 milionë euro me maskat mjekësore

EUROPOL zbulon mashtrimin 15 milionë euro me maskat mjekësore

EUROPOL zbuluar dhe ndaluar një tentativë për të mashtruar autoritetet gjermane shëndetësore duke u shitur atyre miliona euro maska joekzistuese në mesin e pandemisë së koronavirusit. Agjencia Europiane për zbatimin e ligjit  njoftoi se dy kompani ishin kontraktuar nga qeveria gjermane muajin e kaluar për të blerë maska mjekësore në vlerë prej 15 milionë euro.

Po sipas EUROPOL, kompanitë ishin me qendër në Hamburg e Cyrih dhe arritën kontakte me një firmë furnizuese të regjistruar në Spanjë për të blerë 10 milionë maska mjekësore. Kur shitja nuk arriti të materializohej, të dy kompanitë iu referuan një tregtari në Irlandë i cili tha se do t’i lidhë ato me një furnizues në Holandë. Një marrëveshje fillestare u arrit, me dy kompanitë që paguan 1,5 milionë euro (1.65 milionë dollarë) për 1,5 milionë maska.

Kompanitë organizuan 52 kamionë për të transportuar maskat nën mbikëqyrjen e policisë për të ofruar sigurinë e tyre. Por, pak para dorëzimit të planifikuar, mashtruesit kërkuan një shumë shtesë prej 880 mijë eurosh (966 mijë dollarë) për të siguruar mallin. Autoritetet irlandeze të sigurisë bllokuan pagesën fillestare dhe homologët e tyre në Holandë arrestuan dy të dyshuar të lidhur me organizatën. Në një raport të lëshuar së fundmi, Europol u bëri thirrje njerëzve që të ruhen nga ata që kërkojnë të shfrytëzojnë krizën e koronavirusit, shkruan ATA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni