Europol-i , goditje të rëndë mediave të ISIS-it

Europol-i , goditje të rëndë mediave të ISIS-it

Luftetare te ISIS

Agjencia evropiane e policisë Europol tha se një operacion ndërkombëtar i ka shkaktuar "goditje të madhe" propagandës në grupit militant Shtetit Islamik në internet.

Specialistë të kibernetikës në vende të ndryshme të Evropës, në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar ueb-faqet e tij online, përfshirë agjencinë e lajmeve Amaq, e cila është parë si zëdhënëse kryesore e Shtetit Islamik.

Europol-i tha se ka konfiksuar prova dixhitale dhe serverë dhe se xhihadistët e Shtetit Islamik tani mund të identifikohen.

Shtetet e BE-së, të përfshira në operacionin e Europol-it që u zhvillua nga data 25 deri më 26 prill, kanë qenë: Belgjika, Bullgaria, Franca, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe.

Europol tha se të dhënat e marra pritet të ndihmojnë policinë që të identifikojë administratorët e mediave të Shtetit Islamik dhe "individë potencialisht të radikalizuar"./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion