Këtë të martë do to të mbahet gjysmëfinalja e parë e Eurovision Song Contest 2026 duke rikthyer vëmendjen e gjithë Europës te spektakli më i madh muzikor i kontinentit.

Në këtë edicion, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtari Alis Kallaci, i cili do të ngjitet në skenën e madhe më 14 maj për të interpretuar këngën “Nan”, një performancë që premton emocion, thellësi vokale dhe ndjeshmëri artistike.

Sakaq, delegacioni shqiptar tashmë ka mbërritur në Vjenë, Austri në mbështetje të këngëtarit përfaqësues të Shqipërisë.

Ndërkohë sot do të performojnë 15 vende pjesëmarrëse, nga të cilat vetëm 10 do të sigurojnë kualifikimin për në finale..

Automatikisht në finale kalojnë Austria si vend mikpritës, si dhe “Big Five”: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Edhe këtë vit Eurovisioni nuk është pa polemika. Pjesëmarrja e Izraelit ka nxitur debate dhe thirrje për bojkot nga disa vende, duke shtuar tension politik në një event që tradicionalisht fokusohet te muzika dhe argëtimi.