Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në natën finale të Eurosong 2017, që nisi të martën në mbrëmje në Kiev. Këngëtarja Lindita Halimi me këngën “Botë”, ndonëse korri duartrokitjet e publikut në sallë, duket se nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme nga publiku evropian që ka ndjekur Festivalin nëpërmjet Eurovizionit. Natyrisht në një skenë kaq të rëndësishme ata që kanë qenë në ankth ishin artdashësit shqiptarë që nuk e dëgjuan emrin e Shqipërisë ndër dhjetë vendet që u përzgjodhën për natën e tretë të Eurosongut 2017. Sipas shortit këngëtarja shqiptare ka kënduar e katërta në natën e parë. Ëndrrës që Linda Halimi të kishte sukses iu është bashkuar dje nëpërmjet Facebukut edhe kryeministri Edi Rama, që ka postuar edhe këngën e saj.
Edhe pse humbi garën këngëtarja nga Kosova vlerëson eksperiencën e saj.
“Faleminderit të gjithëve për këtë eksperience të bukur! Kam kaluar për mrekulli ! Fat vitin tjetër Shqipëria ime”, ka shkruar këngëtarja në Facebook. Lindita Halimi përfaqësoi në skenë e Erurosng Shqipërinë me këngën “Botë”, me të cilën ajo u shpall fituese e Festivalit të 55 -të të këngës në RTSH. Krijuesit e saj janë muzikantët Klodian Qafoku dhe Big Basta.
Ky është edicioni i dytë i Eurosongut që organizohet në Ukrainë, pas atij të vitit 2004. Ka qenë pikërisht ky vit kur Shqipëria shënoi pjesëmarrjen e parë në Festivalin më të madh të muzikës së lehtë në Evropë me këngëtaren Anjeza Shahin dhe këngën “Imazhi yt”, një krijim i kompozitorit Edmond Zhulali dhe poetit Agim Doçi,.
/Shqiptarja.com

VIDEO