Eurovizion, Rona Nishliu merr
çmimin artistja e veshur më keq

Eurovizion, Rona Nishliu merr <br />çmimin artistja e veshur më keq
Pas suksesit të saj na Baku të Azerbaxhanit, Rona Nishliu ka fituar dhe një çmim tjetër i cili e ka klasifikuar atë si artistja e veshur më keq në festivalin e Eurovizionit.

Çmimi Barbara Dex Award këtë vit është fituar pikërisht nga këngëtarja nga Kosova. Fustani i saj në ngjyrë blu dhe të zi, me një stil të veçantë të flokëve e kanë bërë Ronën një fituese të padiskutueshme, me 829 vota nga 2851 në total.

Që nga viti 1997, çmimi Barbara Dex Award zakonisht vendoset nga fansat në faqen zyrtare të internetit House of Eurovision. Çmimet e shumta i janë dhënë çdo vit artistëve të veshur më keq në eurovizion. Emri i është vendosur pasi një artiste nga Belgjika, Barbara Dex, e cila u rendit e fundit në festivalin e vitit 199 e cila kishte veshur një fustan që e kishte dizenjuar vetë, i emërtuar si fustani më i tmerrshëm.

Në vendin e dytë për këtë vit pason grupi Jedward i cili mori vendin e dytë në votime me një kombinim flokësh unik në llojin e tyre. Ndërsa në vendin e tretë e e zuri artistja Sofi Marinova nga Bullgaria me veshjen e saj prej lëkure të bardhë.

Lista e 10 artistëve më të votuar për çmimin Barbara Dex 2012:

1. Albania – Rona Nishliu (829)
2. Ireland – Jedward (551)
3. Bulgaria – Sofi Marinova (232)
4. The Netherlands – Joan Franka (163)
5. Ukraine – Gaitana (145)
6. Denmark – Soluna Samay (82)
7. Turkey – Can Bonomo (76)
8. Sëeden – Loreen (66)
9. Bosnia & Herzegovina – Maya Sar (62)
10. San Marino – Valentina Monetta (62)

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre