Eurovizioni, Rona Nishliu
do të këndojë në natën e parë

Eurovizioni, Rona Nishliu <br />do të këndojë në natën e parë
TIRANE- Rona Nishliu, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, do të performojë në natën e parë të festivalit këngën “Suus”.

Eurovizion, këtë vit do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit, ku Rona do të performojë e katërta në rradhë pas Malit të Zi, Islandës dhe Rumanisë. Fituesja nga Kosova do të garojë natën e parë sëbashku me shtetet si Rumani, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria, etj.

Nishliu është fituesja e edicionit të 50-të të Festivalit të RTSH-së, që u zhvillua në fund të viti që la pas. Kënga “Suus” me tekst të saj dhe me me muzikë dhe orkestrim të Florent Boshnjaku u vlerësua nga juria si këngë e punuar në mënyrë profesionale dhe e realizuar shumë mirë artistikisht.

Rona Nishliu do të jetë kështu e para këngëtare nga Kosova që shkon në Eurovizion. “Është nder i veçantë që do të jem atje. Do të jem përfaqësuesja e dy shteteve dhe një kombi. Do të mundohem t’i përfaqësoj denjësisht të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat ku janë ata dhe do të mundohem të bëj më të mirën për një prezantim sa më dinjitoz”, është shprehuer Nishliu.

Këtë vit në Eurovizion do të konkurojnë 37 këngë në dy netë gjysmë finale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit. Shqiptarët jashtë Shqipërinë do të kenë mundësi të votojnë për këngën shqiptare, por që ata brenda vendit jo.

Festivalit Europian të Këngës këtë vit zhvillon edicionin e tij të 57-të, ndërkohë që viti 2012 është viti i nëntë që Shqipëria mer pjesë në festivalin më të madh të këngës europiane.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve