Eurozona ka dalë nga recesioni pas 18 muajsh rekord të tkurrjes ekonomike. Prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 0.3% në tremujorin e dytë të vitit 2013, pak më shumë nga parashikimet e analistëve.

Ekonomitë e Gjermanisë dhe Francës u rritën më shumë se sa pritej ku edhe Portugalia, në mesin e vendeve më të dobëta të eurozonës, tregoi një ritje të shpejtë, në 1.1%.

Ndërsa periudha e reccesionit duket më e lehtë nga muaji prill deri në qershor në Itali me 0,2 për qind dhe Spanjë – 0.1 për qind. Zëvendës komisioneri europian Ollie Rehn tha se shifrat tregojnë se ekonomia evropiane është gradualisht duke fituar terren, por shtoi se nuk kishte vend për tu gëzuar shpejt. 

Gjithashtu Rehn tha se ka ende pengesa të konsiderueshme për të kapërcyer pasi shifrat mbeten të ulëta dhe shenjat e tentativa të rritjes janë ende të brishta.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)