Eurozona i jep ndihmë Greqisë
Aprovohen 10.3 miliardë euro

Eurozona i jep ndihmë Greqisë<br />Aprovohen 10.3 miliardë euro
Eurogrupi miratoi këstin e dytë të ndihmës për Greqinë, e cila do të jetë rreth 10.3 miliardë euro. Lajmi u konfirmua nga presidenti Jeroen Dijsselbloem, pas një takimi që zgjati 12 orë. Kësti do të ndahet në disa pjesë dhe i parë pritet të jepet këto ditë.

Kjo nisme i hap rrugë edhe lehtësimit të borxhit grek ku FMN do t’i kërkojë bordin të saj që të kontribuojë në planin e tretë të shpëtimit. Mbledhja e ministrave të eurozonës nuk ishte aspak e lehtë. Ishte Gjermania e cila ka hezituar lidhur me disa veprime të borxhit.
Por pavarësisht të gjithave presidenti Dijsselbloem deklaroi se i hapet rrugë këstit të dytë prej 10.3 miliardë që do të ndahet në disa nënkëste. E para prej 7.5 miliardë pritet t’i akordohet Greqisë në mes të qershorit për të mbuluar afatin e dhënë nga Banka Qendrore si dhe për të shlyer një pjesë të detyrimeve që qeveria ka mbledhur që nga tetori. 

Përfaqësuesi i FMN, Paul Thomson, u shpreh se : "Kjo paketë e vë konsolidimin e shtetit grek mbi një themel të fortë, dhe se , kompromisi ishte i vështirë për të gjithë. Edhe Komisioneri për Çështjet Ekonomike Pierr Moskoviçi e cilësoi sukses arritjen e marrëveshjes.
Pak javë më parë Greqia u përfshi nga protesta, ndërsa parlamenti grek miratoi një sërë masash shtrënguese dhe rritën taksat e kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë.

Redaksia online 
(A,T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar