Eurozona në Krizë, në
Bruksel nis samiti dy dito

Eurozona në Krizë, në <br />Bruksel nis samiti dy dito
BRUKSEL-  Liderët e BE po mbërrijnë të përçarë në Bruksel, në një samit dyditor për zgjidhjen e krizës së eurozonës, ku i kanë sytë sot gjithë aktorët e ekonomisë globale.

Përpara samitit, kancelarja Merkel dhe presidenti i ri francez Hollande janë takuar për dy orë në Paris, pa arritur t’i zgjidhin papajtueshmëritë mes tyre. Gjermania mbetet kundër shpërndarjes së përgjegjësisë së borxheve përmes eurobonove, ndërsa Franca këmbëngul për një integrim më të madh dhe stimuj ndaj rritjes ekonomike.

“Nuk ka një zgjidhje të shpejtë apo një zgjidhje të thjeshtë”, paralajmëroi Merkel pas takimit në Paris. “Nuk ka një formulë magjike…, me të cilën të kalohet kriza e eurozonës në një raund”.

Autoritetet europiane të Komisionit dhe Këshillit të europës kanë përgatitur një planq ë parashikon një department të përbashkët financiar që do të ketë fuqi kontrolli mbi buxhetet e vendeve të veçanta. Plani 10-vjeçar ka si qëllim të forcojë eurozonën dhe të parandalojë kriza në të ardhmen, por kritikët thonë se ai nuk zgjidh problemin aktual të borxheve.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan