/ATSH-DPA/ - Ekonomia e eurozonës u rrit sërish në shkurt, ku treguesi i biznesit arriti pikën më të lartë të shtatë muajve të fundit, pavarësisht frikës së re se kriza buxhetore e Greqisë mund të dëmtojë monedhën e përbashkët.
Grupi kërkimor Markit, me qendër në Londër, tha se indeksi i blerjeve (PMI) u rrit në 53,5 për qind nga 52,6 për qind në janar.
Përqindja mbi 50 tregon ekspansion ekonomik.
"PMI-ja e shkurtit tregon përmirësim të shëndetit ekonomik të eurozonës", tha Chris Williamson, shef i Markit-it.
"Pavarësisht frikës nga kriza buxhetore greke, rritja ekonomike do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm", theksoi ai.