Evakuimi nga Alepo,civilët po
jetojnë në kushte dëshpëruese

Evakuimi nga Alepo,civilët po<br />jetojnë në kushte dëshpëruese
Vijon të jetë dëshpëruese situata e civilëve në Alepo të cilët po evakuohen nga zona e luftës. E gjithë kjo është rezultat i anullimit të marrëveshjes e cila synonte zhvendosjen sa më shpejt të banorëve.

Raportimet e mediave ndërkombëtare përshkruajnë kushtet cnjerëzore ku ndodhen qytetatët, njerëz që flenë në rrugë ndërsa i ftohti mbretëron në qytet. Për më tepër raportohet se ka mungesa në ushqim dhe ujë të pijshëm.

Mesa duket të pafajshmëve nuk u ndahen mizoritë e luftës, edhe në momentin kur duket se ka pak shpresë.  

Vonesat e zhvendosjes mesa duket kanë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes se ku do të qëndrojnë civilët.  

Pritet që rreth 1200 persona  të vendosen në dy zonat të kontrolluar nga qeveria, në provinën e Idlib.

Por evakuimi shënohet dita ditës me incidente, ku  6 autobuzët të cilët duhet të transferojnë banorët e të plagosur janë shkrumbohenga forcat rebele.

Ndërsa  shumë prej shteteve europiane kanë dënuar jo vetëm luftën në Siri por edhe vonesat në zhvendosje.

Ndërkohë pritet që Kombet e Bashkuara të dërgojnë zyrtarë për të monitoruar evakuimin.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës