Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari në terren në Krujë, ku po ndiqet nga afër situata e krijuar nga zjarri dhe po koordinohen operacionet e emergjencës.

Ndërkohë autoritetet bëjnë apel qytetarëve të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht në procesin e evakuimit, duke zbatuar udhëzimet e autoriteteve dhe duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre.

“Ju lutem, kemi bërë thirrje vazhdimisht për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit për t’u evakuuar. E kuptojmë që pasuria, prona e bërë me shumë mund e kursime gjatë jetës suaj janë të shtrenjta, por nuk ka gjë më të shenjtë sesa vetë jeta. Bashkëpunoni me forcat e policisë, për jetën tuaj, familjarët tuaj dhe forcat e policisë!”, tha Lamallari.

“Ne jemi këtu, kemi marrë çdo masë, por jeta juaj është prioritet! Dëgjoni thirrjen e Forcave të Armatosura për t’u evakuuar”, theksoi Nufi.


Lajmi kryesor:

Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)