Alarm për bombë, evakuohet kulla Eiffel në Paris

Alarm për bombë, evakuohet kulla Eiffel në Paris

Kulla Eiffel në Paris u mbyll për vizitorët të shtunën pasi u evakuua si masë paraprake pas një kërcënimi me bombë, raporton Reuters.

SETE, organi që drejton vendin, tha se ekspertët e asgjësimit të bombave si dhe policia po evakuon zonën, duke përfshirë një restorant të vendosur në një nga katet.

“Është një proçedurë e zakonshme në këtë lloj situate e cila megjithatë është e rrallë,” tha një zëdhënëse.

Vizitorët u evakuuan nga tre katet e Kullës së Eiffel dhe nga sheshi pak pas orës 13:30 me orën lokale.

Puna e ndërtimit të kullës filloi në janar 1887 dhe përfundoi më 31 mars 1889. Ajo priti dy milionë vizitorë gjatë Panairit Botëror të 1889.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë