Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje të denoncojnë të gjitha rastet kur bizneset nuk lëshojnë kuponin tatimor, pasi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

Të luftojmë së bashku evazionin fiskal për një ekonomi të shëndoshë dhe me shumë shërbime publike. Beteja me evazionin fiskal është më e vështirë sesa beteja kundër informalitetit, prandaj dhe DPT ka kërkuar në çdo moment bashkëpunimin me qytetarët. Denoncimi prej tyre i mosdhënies së kuponit tatimor, çmimeve të larta të cilat nuk deklarohen në fatura apo i fenomeneve të tjera, është shume i rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë sonë”, thuhet në  njoftimin e tatimeve.

Po ashtu tatimet kanë dhe një paralajmërim për bizneset apo tatimoret që korruptohen.

Ata mund të gjejnë në çdo kohë bashkëpunimin me administratën tatimore, por nuk do të gjejnë kurrë pakte korruptive me asnjë punonjës të administratës tatimore në betejën tonë me evazionin”, kanë deklaruar tatimet.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com