TIRANE- Ndryshimet në ligjin e tatimeve duket se do të rihapin debatin për numrat IMEI të celularëve, vetëm pak muaj pasi Gjykata Kushtetuese bllokoi nismën e qeverisë për regjistrimin e tyre. Kjo pasi, një propozim i Ministrisë së Financave, autorizon tatimet të krijojnë një bazë të dhënash me numrat IMEI të çdo celulari që hyn në tregun shqiptar. Megjithëse ministria thekson në projektligj se kjo data-base nuk do keqpërdoret duke cenuar të drejtën e qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve krijon bazën e të dhënave të numrave IMEI të telefonisë celulare, në të cilën regjistrohen të gjitha numrat IMEI- e të telefonave celularë në momentin e importimit dhe të gjitha IMEI të telefonave që shiten nga tatimpaguesit në tregun vendas, shitës me shumicë dhe shitës me pakicë, pa cenuar legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale”, siguron drafti i Ministrisë së Financave.
/Shqiptarja.com