Mbrëmja më e madhe e modës në botë MET Gala u rikthye edhe këtë vit në shkallët ikonike të Metropolitan Museum of Art, duke sjellë një spektakël të paharrueshëm me temën “Moda është art”.

Qindra të ftuar VIP parakaluan në tapetin e kuq, duke sjellë interpretime nga më të guximshmet deri te ato më konceptualet, në një event që konsiderohet shpesh si “Super Boël-i” i modës.

Por nëse ka një emër që dominoi diskutimet, ai ishte Heidi Klum. E njohur për transformimet e saj spektakolare, këtë herë ajo u shfaq si një statujë mermeri, falë një krijimi të personalizuar nga Mike Marino. Një realizim teknikisht mbresëlënës, ku çdo detaj, nga fytyra te duart, dukej i skalitur. Por përtej efektit vizual, shumë e konsideruan një interpretim tepër literal të temës, duke ngritur pikëpyetje mbi kufirin mes artit dhe imitimit.

Sepse, në thelb, tema e këtij viti nuk kërkonte kopjimin e veprave artistike, por një reflektim më të thellë mbi modën si art më vete përmes materialeve, formave dhe kreativitetit.

Në mbrëmjen më të madhe të modës, Met Gala, nuk mungoi as shqiptarja Mira Murati. Themeluesja e Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, mori pjesë në eventin e këtij viti me temë “Arti i Kostumit”, që mblodhi të gjithë të famshmit. Murati u shfaq me një fustan të zi të mbuluar me gurë të verdhë dhe me dekolte të hapur në formë V. Ajo ka qenë edhe më herët pjesë e Met Gala, në vitin 2024 me një fustan të Christan Dior të vitit 1951.

Disa yje të tjerë, që shkëlqyen gjatë mbrëmjes ishin Emma Chamberlain, e cila solli një nga interpretimet më të vlerësuara, me një fustan Mugler që evokonte ndjeshmëri impresioniste, duke kujtuar atmosferat e Vincent van Gogh, si një dialog i rafinuar mes modës dhe pikturës.

 

Madonna zgjodhi një qasje teatrale, duke rikrijuar një tablo të gjallë të frymëzuar nga Leonora Carrington, në një kombinim mes simbolikës dhe spektaklit skenik.

Diva e muzikës Beyonce rikthehet në tapetin e kuq të Met Gala për herë të pas 10 vitesh, së bashku me bashkëshortin Jay-Z dhe vajzën Blue Ivy.

Referenca artistike nuk munguan as te emra të tjerë, si: Rachel Zegler, Gracie Abrams dhe Angela Bassett, ndërsa Paloma Elsesser u dallua për një qasje më abstrakte dhe elegante.

Nuk mbetën pas me veshjet e tyre as Troye Sivan dhe Luke Evans, të cilët eksperimentuan me referenca artistike dhe identitare, duke treguar se moda mashkullore po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë kreative.

Por Met Gala nuk është vetëm modë. Ai është edhe spektakël, energji dhe takime ikonike. Në këtë edicion vlen të përmendim rikthimin e shumëpritur të Beyoncé, që nuk merrte pjesë në Met Gala, që nga viti 2016, deri te momentet spontane mes Rihanna, Katy Perry dhe Ciara.  Mbrëmja dëshmoi se moda është art dhe solli jo vetëm stil, por edhe emocion.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:01
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në Met Gala

Në mbrëmjen më të madhe të modës, Met Gala, nuk mungoi as Mira Murati.

Themeluesja e Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, mori pjesë në eventin e këtij viti me temë “Arti i Kostumit”, që mblodhi të gjithë të famshmit.

Murati u shfaq me një fustan të zi të mbuluar me gurë të verdhë dhe me dekolte të hapur në formë V.

Ajo ka qenë edhe më herët pjesë e Met Gala, në vitin 2024 me një fustan të Christan Dior të vitit 1951.