Evi Kokalari, në qendër të një skandali në SHBA pas rikthimit nga 'Foltorja' e Berishës

Evi Kokalari, në qendër të një skandali në SHBA pas rikthimit nga 'Foltorja' e Berishës

Evi Kokalari në SHBA

Pas rikthimit të saj në SHBA, aktivistja e Sali Berishës, Evi Kokalari ndodhet në qendër të një skandali që lidhet me festën që përfaqësuesi i Floridës në kongresin Amerikan, Matt Gaetz ka zhvilluar në qytetin e New Jersey-t.

Sipas kryebashkiakut të New Jersey, Matt Gaetz është një “trap” pasi ka thyer rregullat kundër COVID-19 dhe distancimit social që janë në fuqi në këtë qytet dhe shtetin e New York. Për të denoncuar këtë skandal kryetari i Bashkisë së New Jersey-t ka publikuar dhe një foto ku në të duket edhe Evi Kokalari.

Festa duket se është zhvilluar në fshehtësi dhe publikimi i këtyre fotove duket se do të vendosë në siklet të madh jo vetëm përfaqësuesin e Floridas por edhe republikanët. Festa të tilla ndërkohë që SHBA në shumë shtete ka vendosur rregulla strikte nuk kanë një impakt pozitiv në media dhe aq më pak tek qytetarët.

Evi Kokalari e pranishme në këtë festë dhe e fotografuar pranë kongresmenit Gaetz duket se nuk e ka pasur problem shkeljen e rregullave dhe ligjeve amerikane. Ajo u largua nga lëvizja “Foltorja” e Berishës disa ditë pasi ish-shefi i saj me të cilin ajo do rikthente konservatorët në Shqipëri, dështoi të merrte selinë e PD.

Ndërkohë që kongresmeni i Floridës Gaetz po kalon kohë të këqija pasi po hetohet nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një minorene. Jo më larg se disa ditë përpara festës ish e dashura e tij ka dëshmuar në prokurori për akuzat e trafikimit seksual dhe marrëdhënieve me minorenë të përfaqësuesit Gaetz.

Nuk është e qartë a do ketë ai mbështetjen e Evi Kokalarit për këtë hall që e ka gjetur, pasi kjo e fundit braktisi Berishën për t’ju gjendur pranë republikanëve në SHBA./TEMA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • skandali: 18/01/2022 00:03

    booo bo ca skandaliii na u dridhen qimet e kames

    Përgjigju
  • Sultjashi: 17/01/2022 08:14

    Ju dha ultimatum nga SHBA, te hoqem pasaporten Amerikane, dhe te kthyem pako ne Shqiperi, largohu nga Sali Berisha i thane. Iku, nuk e zgjati me e "persekutuara", me babain sekretar partie ne spital. Here tjeter merre Bleonen, dhe krijo partine e re, e di mire ti, cilin parti te krijosh.

    Përgjigju
  • Dagja: 17/01/2022 01:16

    Evi Kokalaris - Angelakis te kandidoje ne gerrqi nese don dhe te zb*thet nga Shqiperia. Greke m*ti ne Shqiperi, Shqiptare m*ti ne greqi, kjo eshte evi kokalaris. Arsyeja qe Evi e ka mbiemrin kokalari eshte sepse ta ben koken lara lara dhe nuk e kam fjalen per koken e madhe, por e dini ju se cilen.

    Përgjigju
  • Kolu: 16/01/2022 23:24

    Boll me kto rregulla se u bete bajat. Ska mbet njeri pa e kap Covidin. Mashtrimi me i madh i mijevjecarit. Sa per Evin eshte nje kokerr idiote por nuk eshte lajm ky.

    Përgjigju
  • Bobo: 16/01/2022 23:21

    Paska qene rruspi e gjalle Kjo Evi Koke*ari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD