TIRANË- Ish bashkëpunëtorja e “verbër”, Evi Kokalari i ka dalë kundër Sali Berishës, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të tij. Sot Kokalari ka deklaruar se përfundimisht është kundër tij, pasi e ka kuptuar se Berisha po përdor partinë për interesa personale. Ajo e akuzon se Berisha po tenton q ëtë përdor Richard Grenell, ish-të dërguarin e SHBA në Kosovë, për të ndihmuar Belind Këlliçin. Se si po e bën këtë, nuk e tregon, mirëpo thotë se ka ardhur koha që Berisha të lërë politikën.

"Sot përfundimisht Berisha më ka kundër. Jo vetëm që s’bëri ndryshime në PD, por e ka marrë partine peng për interesat e veta dhe po bën pazare. Tentativa për të përdorur Grenell pa dijeninë e tij, për ti dhënë një dorë Këlliçit dhe pazareve që do vet, kur Grenell është futur në skenë prej meje, fatkeqësisht sot më pozicionon kundër tij! Kur them kundër- flas kundër Berishës vetë, aspak PD-se. Madje mendoj ka ardhur koha që Berisha të dalë nga politika, se po na çon në humnerë", shkruan Kokalari. 

Kjo nuk është hera e parë që Kokalari i ka dalë Berishës e duket se krisja mes tyre ka ndodhur pikërisht për Belind Këlliçin.